Informacione themelore për vizitorët

Nuk ka vizita pa lënë takim!

Rezervoni vizitën tuaj duke telefonuar në numrin +49(0)221 5973-246.

Orari i vizitave
E hëna e 1-rë e muajit Ora 10:50 – 18:55 (Hyrja duke filluar nga ora 15:45 vetëm me vërtetim pune)
E hënë - E enjte Ora 07:50 – 15:55
E premte Mbyllur

Çdo vizitori i nevojitet një leje për vizitë, si dhe një kartë identiteti e vlefshme, pasaportë ose një dokument i ngjashëm i një shteti tjetër.

Ardhja me përpikëri është detyrimisht e domosdoshme, për të garantuar që vizita të kryhet sipas rregullit dhe në kohën e duhur. Për këtë arsye, të paktën 30 minuta përpara takimit tërhiqni një numër në ambientin e pritjes përpara burgut dhe plotësoni formularin.

Merrni parasysh që në burg zhvillohet një numër i madh vizitash dhe disponueshmëria e datave të takimeve është e kufizuar.

Nëse e keni të pamundur të vini në takim, ju lutemi të na njoftoni menjëherë në kohën e duhur.

Datat e vizitave mund të anulohen për shkak të ndërrimit të vendeve të të burgosurve. Departamenti i vizitave nuk ka asnjë kontroll në këtë drejtim.

Çdo person që hyn në një institucion burgu duhet t'i nënshtrohet kontrollit të tij. Mbani gati kartën tuaj të identitetit me fotografi, lejen e vizitës dhe formularin. Ju do të kaloni përmes një detektori metali si ajo që përdoret nëpër aeroporte. Ju lutemi që këtu të ndiqni patjetër udhëzimet e personit përkatës.
Personat me stimulues kardiak duhet të njoftojnë përpara kontrollit!

Të gjitha sendet që i mbani me vete, si p.sh. çelësa, portofol, çamçakëz, telefon celular, etj. dhe gjithashtu të gjitha llojet e orëve, p.sh. ora e dorës ose e xhepit, duhen hequr. Këto do të mbahen në kuti me çelës. Përveç kësaj, bëhet edhe një "kontroll i imët".

Kërkesat aktuale në lidhje me koronën

  1. Ju duhet të keni një mbrojtje të plotë nëpërmjet vaksinimit të paktën prej 14 ditësh dhe mund ta vërtetoni këtë nëpërmjet një pasaporte vaksinimi ose një dëshmie tjetër vaksinimi.
  2. Ju jeni shëruar nga një infektim i mëparshëm dhe mund ta vërtetoni këtë nëpërmjet një testi PCR negativ, të kryer brenda jo më pak se 28 ditëve, por jo më shumë se gjashtë muajve.
  3. Ju mund të paraqisni me shkrim ose në formë dixhitale një rezultat negativ të një testi të kryer atë ditë (testi i shpejtë antigjen) në një qendër testimi të parashikuar në rregulloren për koronën, testimin dhe karantinën ose të paraqitni një test PCR, i cili nuk është më i vjetër se 24 orë. Kjo nuk vlen për personat që përfshihen në pikën 1 ose 2.

Kufizimet e tjera bazuar në rregullat ekzistuese të higjienës dhe distancës

  • Një vizitë prej 45 minutash çdo muaj për çdo të burgosur me dy persona; fëmijët, pavarësisht moshës, konsiderohen si një person
  • Vizitori duhet të mbajë një maskë mbrojtëse të vetën në hundë dhe gojë
  • Ndërmjet vizitorit dhe personit të burgosur nuk duhet të ketë asnjë kontakt fizik
  • Rregullat e përgjithshme të higjienës dhe distancës duhen respektuar

Gjithsesi duhet pasur parasysh

  • Nuk lejohet përdorimi i tualetit brenda institucionit, mundësia e fundit për të hyrë në tualet është përpara hyrjes në institucion (ambienti i pritjes)
  • Nuk lejohet dorëzimi i asnjë sendi ose ushqimi/pijesh/cigare pa lejen paraprake
  • Për momentin nuk ka në përdorim asnjë automat (duhan, ëmbëlsira, etj.)
  • Për arsye sigurie duhet të hiqen mbulueset e fytyrës në territorin e institucionit, veçanërisht gjatë vizitës
  • Në parim, gjatë vizitës duhet folur gjuha gjermane; nëse kjo nuk është e mundur, njoftoni në gjykatë për një përkthyes zyrtar

Vizitat e avokatëve, përfaqësuesve të autoriteteve, ekspertëve të caktuar nga gjykata

Vetëm pas lënies së datës së takimit – nga e hëna deri të enjten, ora 08:00 deri në 15:50.

Kërkesat për takimin duhen dërguar vetëm nëpërmjet faksit në 0221 5973-427.

Faksi juaj duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

  • Emrin dhe emërtimin e pozicionit tuaj
  • Numrin tuaj të telefonit për pyetje të mundshme
  • Mbiemrin, emrin dhe datëlindjen e personit të burgosur
  • Datën dhe orën e kërkuar të takimit, duke deklaruar kohën e bisedës (kohëzgjatja maksimale)

Në rast pengese për të ardhur ose në rast vonese ju lutemi të na njoftoni në numrin 0221 5973-267.

Të dhënat bankare

Detajet e llogarisë bankare

Marrësi i pagesës Zahlstelle der JVA Köln
Banka Postbank Köln
Numri i llogarisë 109 405 07
Kodi bankar 370 100 50

Për të burgosurit e sigurisë së lartë (burra dhe gra)

IBAN DE35 3701 0050 0010 9405 07
BIC PBNKDEFF370

Për të burgosurit e sigurisë së ulët (gra)

IBAN DE16 3701 0050 0987 0015 06
BIC PBNKDEFF370

Paratë për të burgosurit mund të dërgohen në llogarinë e JVA Köln. Ekziston edhe mundësia që gjatë vizitës të duhet të keni me vete mandatin transfertës së pagesës.

Te përshkrimi i pagesës shënoni mbiemrin, emrin dhe datëlindjen e të burgosurit. Vetëm kështu mund të garantohet që pagesa të shënohet në mënyrë korrekte.

Transfertat në kohë reale nuk pranohen në sistemin e burgjeve nga institucionet përkatëse të vuajtjes së dënimit.

Drejtorja e JVA Köln